Si funksionon?
Komponentët e
Sistemit RO
1. Valvula e ujit të rrjedhshëm:
Valvula vendoset në pajisjen e ujit të ftohtë. Ajo bën lidhjen me filtrin e parë të RO, në të cilin kalon uji më pas.
2. Filtrat fillestar:
Sapo uji i ftohtë hyn në pajisje, ai kalon në filtrin e parë të RO. Ky filtër largon në menyrë efektive papastërtinë, ndryshkun, rërën, për të mbrojtur membranën nga dëmtime të mundshme. Rainbow Purification, përmban edhe dy filtra të tjerë të cilët largojnë 99% të klorit dhe kimikateve për të bërë një mbrojtje të dyfishtë të membranës.
3. Membrana e osmozës së ansjelltë:
Një membranë e hollë me kualitet të lartë e cila mund të procesojë 190 litra ujë në ditë, largon të gjitha mineralet e dëmshme si nitrati, sodiumi, bakri, merkuri, etj.
4. Filtri pasardhës:
Ky filtër karboni, eleminon shijen, aromën dhe ngjyrën.
5. Valvula automatike:
Në menyrë që ta ruajë ujin, sistemi RO ka një valvul mbyllje automatike. Kur depozita e ujit është e mbushur, valvula automatike ndalon ujin në mënyrë që mos të kalojë më në membranë dhe mos të ketë rrjedhje. Sapo bie niveli i ujit në depozitë, valvula hapet automatikisht duke lënë ujin të kalojë nëpërmjet membranës gjysmë-përshkuese derisa depozita të mbushet përsëri.
6. Valvula e kontrrollit:
Pas membranës, ndodhet një valvul e cila kontrollon që uji i pastër mos të kthehet më mbrapsh nga depozita, pasi kjo do të mund të shkaktonte dëme në membranë.
7. Kontrrolli i rrjedhës:
Ndihmon në dhënien e drejtimit të presionit të ujit rreth membranës.
8. Depozita e ujit:
Këtu ruhet uji i pastër dhe ka një kapacitet prej 12 litra.
9. Cezma:
Pasi bëhet i gjithë filtrimi dhe proceset e mësipërme, uji kalon nëpërmjet cezmës.
10. Linja e shkarkimit:
Në këtë pjesë, ngelen të gjitha papastërtitë dhe mbetjet, të cilat janë filtruar nga uji.




