Si funksionin?

Osmoza e anasjelltë

 

Osmoza e anasjelltë është një proces i cili de-mineralizon ose de-jonizon ujin duke i ushtuar atij presion nëpërmjet një membrane gjysmë të përshkueshme.

Osmoza

Për ta kuptuar më në brendësi këtë proces (RO), duhet të dimë më parë se cfarë është Osmoza.

Osmoza është një fenomen natyral dhë një nga proceset më të rëndësishme në natyrë. Është një proces ku tretësira me përqendrim më të vogël kalon në një tretësirë me përqendrim më të madh. Si shembuj të osmozës mund të përmendim bimët që e marrin ujin nga toka nëpërmjet rrënjëve dhe veshkat të cilat marrin ujë nga gjaku.

Më poshtë, është e paraqitur diagrama e cila përshkruan se si funksionon osmoza. Një likuid i cili ka përqëndrim më të ulët ka një tendencë natyrale për të kaluar në një tretesirë me përqendrim më të lartë. Për shembull, nëse keni një kontenier të mbushur me ujë me përqendrim të ulët kripe dhe një kontenier tjetër me përqëndrim të lartë kripe dhe i ndajmë nëpërmjet një membrane gjysmëpërshkuese, atëherë uji që ka më pak përqëndrim kripe do të fillojë të kalojë në kontenierin qe ka përqëndrim më të lartë kripe.

Membrana gjysmë-përshkuese është një membranë e cila lejon vetëm disa atome ose molekula që të kalojnë përmes saj. Një shembull i thjeshtë është xhami i derës. Ai lejon molekulat e ajrit që ta përshkojnë por jo insektet, në hapsirat e vogla në të.

Osmoza e anasjelltë kryen veprimin e ansjelltë të osmozës. Ndërkohë që osmoza ndodh në mënyrë natyrale pa kërkuar energji, për të kryer veprimin e ansjelltë të saj, duhet shumë energji. Membrana e osmozës së ansjelltë është një membranë gjysmë-përshkuese e cila lejon molekulat e ujit që të kalojnë por jo bakteret, kriprat dhe lëndët e dëmshme. Për ta bërë këtë të mundur, duhet ti ushtohet ujit një presion më i madh se i osmozës natyrale, që ai të kalojë nëpërmjet membranës. Në këtë mënyrë, uji i pastër kalon dhe lë pas elementet ndotëse.

Në diagramën e mëposhtëme është paraqitur një demostrim i Osmozes së ansjelltë.

Si funksionon Osmoza e Anasjelltë

Osmoza e anasjelltë funksionon duke përdorur një pompë në mënyre të tillë që të ushtojë presion të fortë në pjesën ku ndodhet përqëndrimi i kripës, duke e shtyrë drejtë membranës gjysmë-përshkuese RO, duke lënë kështu pothuajse të gjithë (rreth 95% deri në 99%) kripën jashtë saj. Fuqia e presionit të ushtuar varet nga sasia e kripës që ndodhet në ujë. Sa më i përqëndruar të jetë uji, aq më shumë presion nevojitet për të kryer procesin.

Në foto është ilustruar procesi. Uji që vjen nga tubacioni I cili me anë të pompës kalon membranën gjysmë-përshkuese dhe sjell si rezultat ujin e pastër të de-jonizuar, duke lënë pas mbetjet.

Cfarë papastërtish largon RO nga uji?

“Reverse Osmosis” arrin të eleminojë deri në 99% të kripërave të tretura (joneve), grimcave, baktereve, koloideve dhe lëndët organike nga uji. Një membranë RO nuk përshkohet nga ndotësit bazuar në madhësinë dhe ngarkesen e tyre. Cdo ndotës që ka një peshë molekulare më të madhe se 200, nuk mundet ta depërtojë membranën RO (për krahasim një molekulë uji ka një peshë molekulare 18). Pra, sa më e madhe të jetë ngarkesa jonike e ndotësit, aq më shumë gjasa ka që të mos jetë në gjendje të kalojë përmes membranës RO.